​Tahiri-Kurtit: Të kanë refuzuar qytetarët, mos u zgërdhijë

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministrin Albin Kurti e kanë refuzuar qytetarët në zgjedhjet lokale.
Në seancën plenare të Kuvendit, Tahiri duke debatuar për projektin e gazsjellësin i është drejtuar Kurtit me fjalët “mos u zgërdhijë, pasi të kanë refuzuar qytetarët”.
“Unë e kuptoj se është zbutur kryeministri, pasi e kanë refuzuar qytetarët. Kryeministër mos u zgërdhijë se puna është më serioze, ju ke kërkuar qytetarëve me bashkëqeverisje me ta dhe të kanë refuzuar. Katër komuna i ke sepse i ke frikësuar qytetarët, qeverisja jote nga ngjallë pasiguri të madhe. Qeverisja juaj e ka refuzuar projektin më të rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Po më pëlqen arroganca jote, jam i lumtur, por po ndihem keq si qytetarë pasi po degradon vendi”, ka thënë deputeti.

Back to top button