Shtyhen disa nga ndeshjet kryesore në Ligën Premier

Për shkak të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, pasi u shtynë disa ndeshje të javës së shtatë në Ligën Premier, tashmë janë shtyrë edhe disa ndeshje të javës së tetë.
Bëhet e ditur se super sfida Chelsea-Liverpool, e vlefshme për raundin e tetë nuk do të zhvillohet më datë 18 shtator.
Edhe takimi i Manchester United me Leeds United, që ishte përcaktuar të luhej po më datë 18 është shtyrë.
Ndeshja e tretë e këtij raundi, që është konfirmuar që nuk do të luhet është ajo midis Brighton dhe Crystal Palace, që ishte planifikuar të luhej më 17 shtator. /21Media

Back to top button