Shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka konfirmuar se është shtyrë fillimi i vitit të ri shkollor. Kjo u bë e ditur pas një takimi që kryetarët e komunave kanë mbajtur me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, të premten. Sipas një njoftimi për media, Vitia i ka njoftuar kryetarët e komunave se mësimi nuk do të fillojë deri më 13 shtator.
Vendimi vjen si pasojë e rritjes së rasteve të reja me koronavirus në vend. Në mesin e të infektuarve është përfshirë ndjeshëm edhe grupmosha 10-20-vjeç, thuhet në njoftim.
Po ashtu, sipas njoftimit, MSH-ja ka njoftuar edhe për masat e reja që do të merren. Aty përfshihet kufizimi i punës për gastronominë, kthim të kufizimit të lëvizjes e punë nëpër institucione vetëm me staf esencial.

Back to top button