Shtyhet për 10 ditë afati i konkursit për policët në veri

Policia e Kosovës sot ka informuar se e ka vazhduar edhe për 10 ditë afatin për pranimin e aplikacioneve për ata që i plotësojnë kriteret për t’iu bashkuar këtij institucioni.
Afati për paraqitjen e aplikacioneve, sipas Policisë, do të vazhdohet për 10 ditë, duke filluar nga data 27.01.2023 deri me datë 10.02.2023.
“Kriteret në konkurs mbeten të njëjta si dhe kandidatët të cilët kanë konkurruar në këtë konkurs nuk është e nevojshme të aplikojnë përsëri.”, është bërë e ditur në njoftim.

Back to top button