Shtyhet regjistrimi i popullsisë

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të shtyhet regjistrimi i popullsisë.

Procesi i regjistrimit të popullsisë ishte paraparë të filloi më 1 shtator të këtij viti.

“Me miratimin e ligjit kemi nisur një proces të rëndësishëm, një sërë aktivitetesh ishin të nevojshme, me mbështetjen e Unops do të merrnim hapat e parë për pajisje, na është dashur për këtë bashkëpunim të lidhur marrëveshje ndërkombëtare. Edhe pse përgatitjet u bënë përkundër rezistencës, procesin nuk mund ta fillojmë para datës 1 nëntor”, ka thënë kryeministri i vendi, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë të mërkurën.

Regjistrimi i popullsisë në bazë të vendimit të shtator të vitit të kaluar ishte paraparë të fillojë më 1 shtator deri më 16 tetor.

Back to top button