Shtyhet seanca për rastin e gjuajtjes me armë në odën e Fatmir Limajt

Seanca do të mbahet më 27 shkurt

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Dardan Gashi, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe të tjerët, u paraqitën para Gjykatës Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë. Por, nuk u deklaruan rreth fajësisë, pasi që gjykimi u shty për një ditë tjetër. Ata akuzohen për gjuajtje me armë, në odën e zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, në Banjë të Malishevës.

Ndërkaq, është caktuar që seanca të mbahet më 27 shkurt, në orën 10:00.

Sipas aktakuzës së ngritur në maj 2018, të pandehurit Dardan Gashi, Endrit Shala, Sami Lushtaku, Behar Amerllahu, Fadil Demiri akuzohen për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Ata gjatë një feste, janë parë duke gjuajtur me armë nga dritaret e odës së Fatmir Limajt, në Banjë të Malishevës./21Media

Back to top button