Shtyhet sërish koncerti i Adele në Las Vegas

Turneu i Adele i planifikuar të mbahet në Las Vegas do të shtyhet sërish.
I njëjti koncert është shtyrë edhe herë të tjera për shkak të disa mosmarrëveshjeve në organizim.
Në fillim të këtij viti, Adele premtoi se koncerti do mbahej këtë vit.
Por, sipas The Sun duket se ca gjëra nuk kanë zënë vend dhe se disa pjesëtarë të ekipit rezident u është thënë të shkojnë në shtëpi deri në muajin shtator.
Performancat e planifikuara në Las Vegas kanë për qëllim promovimin e albumit të saj të fundit, këngët e së cilit janë inspiruar nga shkurorëzimi i kantautores.
“30” u bë albumi më I shitur I vitit 2021 në Britani të Madhe
Muajin e ardhshëm, Adele pritet t’i mbajë dy koncerte në kuadër të festivalit, “British Summer Time”, që mbahet në parkun “Hyde” të Londrës./21Media

Back to top button