Shtyhet Street Party Prishtina 2022

Street Party Prishtina, edicioni i tretë, i paraparë të mbahet me 10 korrik 2022 është shtyrë deri në një njoftim të radhës. Kështu është bërë e ditur sot përmes një komunikate, ku është theksuar se shtyrja është bërë shkaku i paralajmërimeve për stuhi të mundshme.
“Përshkak të motit të papërshtatshëm për një event të jashtëm dhe paralajmërimeve për stuhi potenciale, organizatorët e Street Party Prishtina, janë detyruar ta shtyejnë mbajtjen e eventit deri në një njoftim të radhës gjatë kësaj vere, në mënyrë që t’ju ofrojnë të gjithë të pranishmëve një eksperiencë sa më të mirë gjatë eventit.”, është bërë e ditur në njoftim.
Ky organizim, planifikon të ofrojë mundësi promovimi për artistë dhe inovatorë vendor, të cilët mund të shfrytëzojnë hapësirat e festivalit falas për të promovuar krijimtarinë dhe punimet e tyre.
“Ndër të tjerash, Street Party Prishtina 2022, planifikon të sjellë artistin nga Madridi i Spanjes, DJ CHUS për herë të parë në Kosovë. Emrat e tjerë të planifikuar janë M.i.M & Labsadiku, Kejdi Barbullushi Trio, Mr. Cool, D Master dhe Kronz.”, është bërë e ditur tutje në komunikatë./21Media

Back to top button