Shtyhet transformimi i Instagram-it

Zyrtarë të rrjetit social, Instagram, kanë thënë se do të shtyjnë për pak kohë përditësimin e aplikacionit me mundësitë e reja, pas pakënaqësive të shprehura nga njerëz me ndikim.
Ndër veçoritë e reja ishte rritja e përmbajtjes me video, në një stil të ngjashëm me aplikacionin rival TikTok, shkruan BBC.
Përdoruesit kanë dhënë kritika duke thënë se diçka e tillë bllokon përmbajtjen e miqve dhe familjarëve.

Nga Meta, kompania mëmë e Instagramit, ka thënë se është marrë vendim që përditësimet të shtyhen për disa kohë, ashtu që të merren vendimet e duhura.

Rinovimi i Instagram drejt më shumë përmbajtjeve video besohet se është ndezur nga popullariteti në rritje i konkurrentit TikTok – ku përdoruesit postojnë dhe shikojnë më shumë video në krahasim me fotografitë.

Sipas të dhënave nga kompania e analitikës dixhitale Sensor Tower, aplikacioni TikTok tani është shkarkuar më shumë se tre miliardë herë në mbarë botën – aplikacioni i parë që nuk zotërohet nga Meta, që arrin këtë pikë referimi./21Media

 

Back to top button