Kaloni te përmbajtja kryesore

Edhe 251 ushtarë iu shtuan FSK-së

Edhe 251 ushtarë iu bashkuan sot radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në fjalimin e ceremonisë së betimit uroi ushtarët.
Ai përmendi sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sakrificën e Adem Jasharit dhe Adem Demaçit.
Ndërkohë përmendi edhe ndihmën nga SHBA dhe NATO.
“Gjatë rrugëtimit tuaj do të përballeni me vështirësi, me pengesa e me rreziqe, jetët tona edhe mund të shuhen, por atdheu dhe populli ynë nuk do të shuhet kurrë. Rruga drejt suksesit është e pamundur pa aleatët tanë, pa SHBA-në dhe NATO-në, ne do të kultivojmë gjithmonë raporte të shëndosha, të ndërtuara mbi bazën e sinqeritetit dhe besimit reciprok, sepse mbi të gjitha besimi ndërton aleanca të pathyeshme. Për besimin, për BESËN jemi të njohur ndër shekuj si popull. Vizioni, misioni dhe amaneti ynë është anëtarësimi i Kosovës në NATO. Ushtria e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës është e aftë dhe e gatshme që përkrah partnerëve tanë të jetë protagonist në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë. Sukseset tona janë të përbashkëta dhe rruga jonë është e përbashkët, sepse qëllimi dhe vlerat tona janë të njëjta.”, tha ai.
Mehaj njoftoi se brenda një viti janë shuar edhe 1000 ushtarakë më shumë, u zotua se jo rritje do të vazhdoje, pas 9 javësh do të diplomojnë edhe mbi 300 rekrutë, ndërsa në muajin shtator do të shpallet konkursin e ri për 612 ushtarë aktivë dhe 367 rezervë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button