Shtyhet votimi i Projektbuxheti për vitin 2019
Edhe pas debatit dy ditor, projektbuxheti për vitin 2019, nuk është votuar
Sipas nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, kjo të bëhet në një datë tjetër.
“Votimi duhet të bëhet pas vendimit të ri të Kryesisë për datën kur votohet dhe deputetët do të njoftohen”, ka thënë Haliti.
Buxheti i Kosovës për vitin 2019 parashihet të jetë 2.3 miliardë euro. Opozita ka pasur vërejtje për mënyrën e ndarjes së buxhetit në sektorë, ndërsa pozita e ka përkrahur fuqishëm
Ndërkaq, seanca ka vazhduar të mbahet, duke shqyrtuar kështu pikat tjera të rendit të ditës.