Shtyllat e programit të Selajdin Bytyçit për Malishevën

Për të parin e Malishevës në garë është edhe kandidati i pavarur Selajdin Bytyçi, i cili tha se në programin e tij për Malishevën janë 10 pika.
Dy pikat e para në programin e Bytyçit janë arsimi dhe shëndetësia. Kandidati i pavarur i Malishevës synon që arsimi të jetë sa më cilësorë dhe mos jetë i politizuar.

Në Malishevë janë 54 mijë e 18 qytetarë më të drejtë vote. Në garë për kryetar të Malishevës janë gjashtë kandidatë: Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës KASTRIOT BERISHA, nga LËVIZJA VETËVENDOSJE! ALBAN KRASNIQI, nga Lidhja Demokratike e Kosovës BAJRUSH HOTI, nga NISMA Socilademokrate EKREM KASTRATI, nga Partia Demokratike e Kosovës ISNI dhe si kandidat i pavarur garon SELAJDIN BYTYÇI./21Media

Back to top button