Shtyrja e zgjedhjeve në komunat veriore, Lushtaku: Akt tradhtie

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka thënë se “shtyerja e zgjedhjeve në komunat veriore është heqje dorë nga sovraniteti”.
Ai e quajti “akt tradhtie”, veprimin e fundit të Presidentes së vendit, Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti.
Pas situatës së fundit, Lushtaku tutje kërkoi që të thirret mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit.
“Akti i sotëm që shtyen mbajtjen e zgjedhjeve lokale në komunat veriore është heqje dorë nga sovraniteti ynë në atë pjesë dhe dorëzim i Presidentes Vjosa Osmani e Kryeministrit Albin Kurti para grupeve kriminale në veri. Ky akt është akt tradhtie ndaj kushtetutës sonë. Të thirret urgjentisht mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës dhe këta dy persona të japin llogari para përfaqësuesve të popullit!”, ka shkruar Lushtaku./21Media