Shuhet zjarri në ndërtesën në Prishtinë, një zjarrfikës i lënduar

(Lajm i përditësuar)


Një zjarrfikësi ka pësuar një lëndim derisa ishte duke intervenuar për ta shuar zjarrin në një objekt në Prishtinë, në rrugën “Ukshin Hoti”.

Zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi ka thënë për rtv21 se zjarrfikësi ka pësuar vetëm një gërvishje të lehtë.

“Sot në mëngjes kemi marr informatën për një zjarr në një lokal, kur kemi ardhë këtu e kemi pa se bëhet fjalë për disa vatra të zjarrit në disa kate. Zjarri tani më është shuar, mirëpo ende po qëndrojmë edhe pak kohë për të verifiku totalisht se a është i likujdun tërsisht zjarri dhe të jemi të sigurt për këtë punë”, tha Gashi.


Përfshihet nga zjarri një objekt në Prishtinë

Një objekt është përfshirë nga zjarri pas një incidenti në rrugën “Ukshin Hoti”, në Prishtinë.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas Policisë nuk raportohet për të lënduar.

“Sot rreth orës 09:45, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën Ukshin Hoti në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një objekt. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, ka thënë Ahmeti./21Media.

Back to top button