Gërvalla takon zëvendëkancelarin gjerman, flasin për sigurinë në Kosovë
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një takim me zëvendëskancelarin e Gjermanisë Robert Habeck, me të cilin kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.
Në një status në platformën X Gërvalla ka shkruar se në takim ata kanë theksuar rëndësinë e ndërmarrjes së veprimeve për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon.
Takimi është zhvilluar në margjinat e Konferencës së sigurisë në Munih.
“Me zëvendëskancelarin e Gjermanisë, Robert Habeck, në margjinat e MSC2024 (Konferenca e Sigurisë në Munih v.j.), shkëmbyen mendime mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor dhe theksuan rëndësinë e ndërmarrjes së veprimeve për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, ka shkruar Gërvalla.
With the 🇩🇪 Vice Chancellor Robert Habeck on the sidelines of #MSC2024, exchanged views on the current security situation in 🇽🇰 and the Western Balkans and emphasized the importance of taking action to uphold peace and stability in our region. pic.twitter.com/g0vmBBIUDx
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) February 20, 2024