Shujta e Policisë “bukë me pashtetë”, pasojë e tenderave

Një fotografi e ushqimit që iu servua pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovësnë Bërnjak, që po mbajnë rendin në veri, është bërë virale në rrjete sociale.
Sipas kësaj fotografie, shujta që iu shërbehet pjesëtarëve të Speciales është një pashtetë me një copë bukë dhe jogurt.
Ehat Miftari nga IKD-ja, sonte në emisionin debatues “ClicK” në RTV21 tha se sipas një hulumtimi ka dalë që Ushtria dhe Policia e Kosovës nuk kanë ushqim të shëndetshëm. E sipas tij kjo vjen si pasojë e tenderave.
Miftaraj u shpreh se lidhur me këtë nuk ka pasur reagime nga institucionet përkatës./21Media

Back to top button