Policia e Kosovës demanton mediat serbe

Policia e Kosovës ka hedhur poshtë raportimet e mediave serbe se Kosova mund të ketë infiltruar pjesëtarët e ushtrisë në mesin e forcave speciale të Policisë.
Përmes një komunikate për media, thuhet se në operacionin policor i cili është duke u realizuar në nivel vendi, përfshirë pjesën veriore të Kosovës, janë të inkuadruar vetëm zyrtarë të Policisë së Kosovës.

“Vlen të potencohet se në operacionin policor i cili është duke u realizuar në nivel vendi, përfshirë në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, janë të inkuadruar vetëm zyrtarë të Policisë së Kosovës, përderisa pretendimet dhe spekulimet e disa mediumeve serbe se në këtë operacion janë të involvuara edhe agjensione tjera të sigurise janë të pavërteta. Andaj, Policia e Kosovës me qëllim të informimit të drejt të opinionit publik, përmes këtij informacioni zyrtar reagon dhe njëherit demanton shkrimet e disa mediave/portaleve serbe”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Të hënën, autoritetet kosovare nisën me zbatimin e masës së reciprocitetit për targat e veturave që vijën nga Serbia.
Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës ka thënë se ka vendosur masën e reciprocitetit për targat e Serbisë, pasi një gjë të ngjashme Serbia e ka aplikuar për veturat nga Kosova për më shumë se dhjetë vjet./21Media

Back to top button