“Shumë nga kompanite do të falimentojmë”, naftëtarët i dërgojnë letër Kurtit e Hajdarit

Kryetari i Shoqatës se naftarve të Kosovës, Fadil Berjani, sot e ka quajtur skandaloz vendimin e fundit të Qeverisë për vendosjen e çmimeve të derivateve.
Ai ka kërkuar që të ndërmerren masa.
“Vendimi i fundit i Qeverise per vendosjen e cmimeve tavan te derivateve, eshte skandaloz pasi qe cmimi i vendosur shites eshte nen cmimin bleres. Cmimi bleres per Nafte, sot eshte: 1.75 Euro, dje ishte: 1.68 Euro, ndersa pardje: 1.66 Euro. Ndersa cmimi tavan i vendosur nga Qeveria per nafte eshte:1.67 Euro.”, ka potencuar ai.
Në letrën e dërguar Kryeministrit Kurti dhe ministres Rozeta Hajdari, Berjani ka theksuar se vendimet e këtij lloji janë duke i detyruar kompanitë të operojne me humbje trashanike, “dhe shume shpejt shume nga kompanite do te falimentojme, per shkak qasjes se gabuar te Qeverise ne vendosjen e cmimit tavan”.
Ai ka deklaruar se praktika të tilla do të falimentojnë shumë kompani dhe ka kërkuar që të ndërrojnë këtë praktikë.
“Ku si kompanite e medha po ashtu ato individuale me kosoto ma te ulet te operimit jane barazuar. Kjo praktike sigurte do ti falimentoj shume kompani dhe me mija punetor do te mbesin pa pune. Sinqerisht ju lutemi qe te ndrroni kete praktike, si gjithnje jemi te hapur te diskutojme per modalitetin me te pershtatshem per rregullim te cmimeve, duke u bazuar ne analiza te mirefillta.”, ka shtuar ai.
Çmimet e naftës dhe benzinës sot janë ngritur për disa centë krahasuar me ditët paraprake. Çmimi maksimal i naftës për të shtunën është 1.67 euro nga 1.61 centë sa ishte para disa ditëve, ndërsa për benzinë është 1.39 euro, nga 1.34 sa ishte ditëve paraprake. Kurse, çmimi maksimal i lejuar i produktit të gazit mbetet i njëjtë, 0.76 euro./21Media

Back to top button