Shumë oferta për Januzajn

Adnan Januzaj është nën radarin e disa klubeve të mëdha evropiane

Futbollisti me prejardhje nga Kosova por që ka zgjedhur të luajë për Belgjikën, aktualisht është i huazuar nga Manchester United te Sunderland.

Januzaj do të largohet nga Sunderlandi në përfundim të stinorit dhe vështirë se do të gjejë vend në skuadrën e Jose Mourinhos. Por për 22-vjeçarin ka shumë ekipe të interesuara, sidomos nga Ligue 1 dhe Serie A.

Mediat angleze shkruajnë se Marseille, Lyon dhe Monaco në Francë kanë shprehur interesim për Adnanin, ashtu si edhe, Napoli e Roma në Itali.

Interesimi vjen edhe nga disa skuadra tjera të Anglisë, por United është i interesuar ta shesë Januzajn në një shtet tjetër.

Back to top button