Shumica e njerëzve në botë kanë lindur në këtë datë

A keni menduar ndonjëherë se në cilën datë kanë lindur shumica e njerëzve në botë? Organizata “World of Statistics” publikoi të dhëna interesante për ditëlindjet më të zakonshme në botë.
Sipas të dhënave të tyre, më së shumti njerëz kanë lindur më 9 shtator, ndërsa ditëlindja e dytë më e zakonshme është në të njëjtin muaj, 19 shtator.
Sipas statistikave që disponon kjo organizatë, më së shumti persona kanë lindur në shtator, ndaj datat 12 dhe 17 shtator janë në vendin e tretë dhe të katërt.
Më pak njerëz kanë lindur më 29 shkurt, dhe ata festojnë ditëlindjen çdo katër vjet.
Gjithashtu, të lindurit më 25 dhjetor kanë një nga ditëlindjet më të rralla në botë.
Most & least common day to be born:
1. Sept 9
2. Sept 19
3. Sept 12
4. Sept 17
5. Sept 10
6. July 7
7. Sept 20
8. Sept 15
9. Sept 16
10. Sept 18357. Nov 25
358. Nov 23
359. Nov 27
360. Dec 26
361. Jan 2
362. July 4
363. Dec 24
364. Jan 1
365. Dec 25
366. Feb 29— World of Statistics (@stats_feed) May 24, 2023