Shumica e Severodonetskut është nën kontrollin rus, tha zyrtari ukrainas
Shumica e qytetit lindor të Severodonetskut tani kontrollohet nga rusët, njoftoi të mërkurën, Serhiy Hayday, kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhanskut.
Më herët gjatë ditës, forcat ukrainase raportuan beteja të ashpra që po zhvilloheshin në disa lokacione në të gjithë qytetin lindor në rajonin Luhansk të Ukrainës.
Rusët po shkatërrojnë gjithçka”, tha Hayday në një njoftim televiziv, “ata po qëllojnë tanke dhe artileri në ndërtesat e banimit.
Në një intervistë me gazetën RBC-Ukraine të mërkurën, Hayday tha se në fillim të kësaj jave, forcat speciale ukrainase kishin arritur të merrnin nën kontroll pothuajse gjysmën e qytetit.
Por, ai u shpreh se kur trupat ruse panë përparimin ukrainas, “ata thjesht filluan ta rrafshojnë atë në tokë me sulme ajrore dhe artileri”.
Hayday shpjegoi se forcat ukrainase nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të bënin një tërheqje të përkohshme taktike nga pjesët qendrore të qytetit për shkak të bombardimeve intensive ruse.
Zyrtari tha se pavarësisht tërheqjes, Ukraina ka ruajtur kontrollin e zonës industriale të Serverodonetskut, një zonë kyçe në periferi të qytetit, shkruan BBC./21Media