Shyhrete Behluli feston ditëlindjen, kaq vjet bëri

Këngëtarja, Shyhrete Behluli sot feston ditëlindjen e 60-të.
Përveç urimeve nga adhuruesit e saj, ajo ka marrë urime edhe nga familjarët me të cilët ka realizuar një fotosesion.
Këngëtarja përmes rrjeteve sociale e ka falenderuar të gjithë publikun e saj për urimet e përzemërta.
”Ju falendëroj të gjithëve për urimet e përzemërta. Paçit dhe ju festa në familjet tuaja”, ka shkruar Shyhreti në ”Instagram”.
Ndërkaq, Learta, reja e Shyhretes e ka uruar këtë të fundit që ta gëzojë ditëlindjen.

Edhe vajzat e këngëtares ia kanë uruar ditëlindjen me fjalën e përbashkët ”urime mbretëreshë”.



Ndërsa, djemtë e artistës e kanë uruar që të ketë jetë të gjatë pranë tyre.


Përsa i përket jetës profesionale, projekti i fundit nga artistja është një potpuri që e ka sjellur në bashkëpunim me Engjin me rastin e festave të fundvitit./21Media

 

Back to top button