Von Cramon ka një kërkesë për ambasadorin e ri të SHBA-së në Kosovë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka mirëpritur ardhjen e Ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier.
Von Cramon,ka thënë se pret ta takojë së shpejti Hovenier bashkë me ekipin e tij për të forcuar bashkëpunimin e mëtejshëm të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së.

“Mirë se vini në Prishtinë Ambasador Hovenier! Unë pres që së shpejti të takohemi me ju dhe ekipin tuaj për të forcuar bashkëpunimin e mëtejshëm të BE-së dhe SHBA-së”, ka shkruar Cramon.

Ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier dje ka arritur në Prishtinë. Kurse sot, Hovenier ka thënë se në Kosovë ka ende punë për të bërë, por sipas tij e ardhmja e shtetit është në duar të udhëheqësve të saj. Pasi ka dorëzuar letrat kredenciale të presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ambasadori Hovenier ka thënë se është nder i jetës së tij të shërbejë në Kosovë./21Media

Back to top button