”Shyhreti i dasmës”, thotë Mera

Këngëtarja, Mera Zymeri ka publikuar projektin e saj të ri.
“Shyhreti i dasmës” quhet kënga më e re ardhur nga artistja e muzikës shqiptare. Kënga është realizuar me videoklip nga Limi Films.
Teksti i këngës është shkruar nga Petrit Sefaj, ndërsa për muzikën është kujdesur, Egzon Bajraliu, ndërkaq, Artan Mezini është kujdesur për orkestrimin.
Projekti i ri i cili është publikuar fundjavën e kaluar deri më tani ka marrë 17,494 klikime në ”Youtube”.

Ndryshe, Mera jeton dhe vepron në Gjermani mirëpo duhet theksuar se artistja është mjaft e kërkuar që të këndoj nëpër dasma shqiptare./21Media

Back to top button