Edhe 6 viktima nga Covid-19 në Kosovë

Nga koronavirusi i ri kanë humbur jetën edhe 6 persona në 24 orët e fundit në Kosovë. Kështu duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 2 mijë e 905.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës nga 2 mijë e 319 testime, 48 raste kanë rezultuar pozitive.
Sot janë shëruar 903 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 147.347.
Në total numri i rasteve aktive është 8.903.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.146 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërsa, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.176.154 doza të vaksinës.
Deri më sot 441.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button