Kaloni te përmbajtja kryesore

Shyhretja e uron të bijën për ditëlindje

Këngëtarja Engjëllusha Salihu sot feston ditëlindjen e 27-të. Me rastin e ditëlindjes, ajo po merr urime të shumta nga familjarë, miq e kolegë.
Por, një urim të veçantë ajo sot e mori nga nëna e saj, këngëtarja Shyhrete Behluli, shkruan rtv21.tv
Këngëtarja përmes një imazhi të bukur e uroi të bijën në ditën e saj të veçantë. “Urime ditelindjen Engjellusha ime”, shkroi Shyhretja krahas imazhit të publikuar në instastory.

Ajo publikoi edhe një fotografi me Engjëllushën, në të cilën të dyja shihen të buzëqeshura.

Engjëllusha dje ka publikuar projektin e ri muzikor “Çka m’ke thanë”.

Kujtojmë që, në shkurt të këtij viti, Engjëllusha ka publikuar këngën “Urime Ditëlindja Nanë”, në bashkëpunim me nënën e saj, Shyhreten dhe me këngëtarin Bekim Zogajn./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button