34 persona të infektuar me Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit edhe 34 persona janë konfirmuar me Covid-19 në Kosovë 991 testime të relaizuar, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 279 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.820.637 doza të vaksinës.
Siç njofton ministria, deri më sot 819.736 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.Deri më sot janë dhënë 99.559 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19..Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar anjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.469. Në total numri i rasteve aktive është 666./21Media

Back to top button