Si do ta zgjidhë Kurti çështjen e Demarkacionin me Malin e Zi?

“Jemi kundër demarkacionit pa demilitim”

Kandidati për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, në një intervistë në emisionin #DebatPernime tregoi planet lidhur me Demarkacionin me  Malin e Zi.

“Së pari do të bëjmë një hulumtim, hetim të asaj se çfarë ka bërë nuk ka bërë komisioni paraprak në krye me zotëri Mehën. Ai ka negociuar mbi bazë të gabueshme, me procedurë të mbrapshtë dhe ka nxjerrë rezultate të dëmshme dhe menjëherë do të fillojmë kontaktet e drejtpërdrejta me Podgoricën zyrtare në mënyrë që të kemi përcaktim të kufirit. Nuk jemi kundër demarkacionit por jemi kundër demarkacionit pa demilitim që nuk është përcaktim kufiri por ndryshim kufiri”, tha Kurti./21Media

 

 

 

 

Back to top button