Tani refuzon Hoti Debatin Përnime

Kurti dhe Haradinaj përball Jeta Xharres

Debati zgjedhor “Debat Përnime”, për përballjen e fundit kishte parashikuar t’i ftonte kandidatët për kryeministër nga tri partitë kryesore që të shpalosin përball njëri tjetrit programet dhe synimet për qeverisjen e re, mirëpo ata nuk pranuan!

Ishte kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ai që kishte refuzuar pjesëmarrjen në fillim, pasi kishte konsideruar se kandidatët nga partitë e tjera për postin e kryeministrit nuk janë të denjë për të.

Ndersa tani kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti nuk ka pranuar ftesën me justifikimin që nuk ka nevojë t’i drejtohet qytetarëve dhe drejtuesve.

Si rrjedhojë sonte në ‘Debatin Pernime’ janë zhvilluar intervista te ndara me Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj , shkruan rtv21.tv

Ndryshe, gjatë debateve që u zhvilluan këto javë, Partia Demokratike e Kosovës refuzoi pjesëmarrjen, pasi kishte kërkuar më tepër hapësire kohore.

Ju rikujtojmë që gjatë kësaj fushate zgjedhore tre kandidatet për kryeministër te Kosovës asnjëherë të vetme nuk janë përballur mes vete në ndonjë debat . /21Media

Back to top button