Si do të votojnë personat e infektuar me Covid-19?

 

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, në emisionin Argument Plus në RTV21 ka treguar se si do votojnë personat e infektuar me Covid-19 në zgjedhjet e 14 shkurtit.

”Kemi kërkuar që të lajmërohen te gjithë ata qytetarët që janë me Covid-19 dhe të izoluar që kanë shprehur dëshirën të votojnë do të kenë asistencën tonë, ne do t’i dërgojmë ekipet tona mobile nëpër shtëpitë e tyre dhe te njëjtit do mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre”, ka thënë Daka.

Ajo ka treguar se ende nuk dihet numri i saktë të infektuarve me Covid-19 nëpër komunat e Kosovës që do votojnë./21Media

Back to top button