Si duhet të lani dhëmbët

Larja e dhëmbëve në mënyrë efektive ul shanset për t’u prekur nga një sërë sëmundjesh kronike, si dhe për të mbajtur dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve të shëndetshëm. Por shumica prej nesh po e bëjnë gabim larjen e dhëmbëve.

Ja si duhet t’i lani dhëmbët siç duhet, sipas ekspertëve.

Rutina të cilën e kemi përdorur deri më sot ishte jo shumë efektive në larjen e dhëmbëve. Një studim në Suedi zbuloi se vetëm një në 10 njerëz praktikojnë teknikën më të mirë të larjes së dhëmbëve.

Nga një anketë me mbi 2 mijë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar ka dalë që pothuajse gjysma e të anketuarve nuk dinin të lanin dhëmbët siç duhet.

“Ka shumë të ngjarë që kushdo që nuk ka pasur udhëzime zyrtare nga dentisti ose higjenisti i tij, të ketë furçat e gabuara dhe t’i përdor ato gabimisht”, thotë Josefine Hirschfeld, profesoreshë e asociuar dhe specialiste në stomatologjinë restauruese në Universitetin e Birminghamit në MB, transmeton rtv21.tv.

Duke pasur parasysh metodat e shumëllojshme se si duhet të la ni dhëmbët,një studim zbuloi të paktën 66 këshilla të ndryshme kontraditkore për mënyrën e pastrimit të dhëmbëve.

“Unë mendoj se është shumë konfuze për konsumatorin,” thotë Nigel Carter, shefi ekzekutiv i Fondacionit të Shëndetit Oral në MB. Ky konfuzion përforcohet nga një sërë produktesh dentare të disponueshme për t’u blerë.

Cila është metoda më e mirë për të larë dhëmbët?

“Shumë pacientë e kuptojnë se ajo që duhet të bëjnë është të heqin mbetjet e ushqimit,” thotë Hirschfeld. “Kjo është vetëm pjesërisht e vërtetë. Është shumë më e rëndësishme të hiqni bakteret nga dhëmbët.”

Këto baktere dhe mikroorganizma të tjerë rriten brenda gojës së secilit dhe formojnë një biofilm të mprehtë të njohur zakonisht si pllakë dentare. Ai përbëhet nga rreth 700 lloje të ndryshme bakteresh, diversiteti i dytë më i madh në trupin e njeriut pas zorrëve , si dhe një mori kërpudhash dhe virusesh.

“Ata jetojnë të ngjitur në dhëmbë dhe gjithashtu në indet e buta,” thotë Hirschfeld. “Dhe kjo nuk mund të shpëlahet lehtë – me të vërtetë dhëmbi në këtë rast duhet të pastrohet manualisht.”

Vendi më i rëndësishëm për ta hequr atë nuk janë në fakt dhëmbët, por vija e mishit të dhëmbëve. Këtu mikrobet janë më të aftë të depërtojnë indin e mishrave të dhëmbëve dhe të shkaktojnë inflamacion, dhe përfundimisht kushte të tilla si periodontiti, shkruan BBC.

Në fakt, “larja e dhëmbëve” është një emërtim i gabuar. “Mendoni të lani mishin e dhëmbëve, në vend të vetë dhëmbëve”, thotë Hirschfeld. Më pas dhëmbët do të lahen automatikisht.

Larja e dhëmbëve për të paktën dy minuta në një kohë, dy herë në ditë është rekomandimi nga Shoqata Amerikane e Stomatologjisë , NHS , Shoqata Dentare Indiane , Shoqata Australiane Dentare dhe shumë organizata të tjera kombëtare shëndetësore./21Media

Back to top button