Pas sulmit nga tifozët, Fenerbahçe do të votojë për tërheqjen ose jo nga Superliga

Fenerbahçe do të votojë të martën lidhur me kërcënimin për tërheqja nga garat në Superligën e Turqisë.

Në mars, nga klubi turk u tha se do të konsiderojë tërheqjen pasi lojtarët e tyre u sulmuan nga tifozët e Trabzonspor gjatë një ndeshjeje.

Te gjiganti turk do të mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme e asamblesë së përgjithshme të martën, në të cilën anëtarët e klubit do të votojnë një mocion për tërheqjen e klubit nga liga, ka raportuar “ESPN”.

Fenerbahçe, që fitoi titullin e 19-të të kampionit në vitin 2014, këtë sezon është në pozitën e dytë në tabelë pas 30 xhirove, dy pikë prapa Galatasarayt.

Back to top button