Si e kishte kundërshtuar VV-ja marrëveshjen për energjinë
Kosova dhe Serbia janë pajtuar për miratimin e udhërrëfyesit për zbatimin e Marrëveshjeve për Energjinë në kuadër të dialogut të Brukselit.
Lidhur me këtë ka reaguar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj i cili e ka postuar një qëndrim të VV-së që e kishin bërë në vitin 2015 në “Facebook”.
“E tash çka? …hipokrizit e VV-së”, ka shkruar Zemaj.

Ndërsa, Nol Nushi, sekretar organizativ i Partisë Socialdemorkate (PSD), të martën ka thënë se VV-së iu janë dashur nëntë vjet që ta nënshkruajë një marrëveshje të njëjtë me Serbinë për energjinë.
Përmes një positmi në Facebook, ai ka shkruar se për këto nëntë vite ka pasur shumë arrestime e lëndime të aktivistëve të VV-së për ta kundërshtuar një marrëveshje të tillë./21Media