Si e vlerësuan kritikët e muzikës albumin “Voyage” të grupit ABBA?

Grupi muzikor “ABBA”, lansuan albumin e tyre të nëntë “Voyage” të premtën. Muajin e kaluar popgrupi suedez bën të ditur se do të rikthehen më një koncert revolucionar.
Menjëherë pas këtij njoftimi, të katërt publikuan projektet muzikore, “I Still Have Faith In You” dhe “Don’t Shut Me Down”.
Por, kritikët e muzikës nuk u ndan shumë të kënaqur nga puna e grupit në këtë album të ri.
Disa mendojnë se albumi duhej t’i kishte vetëm katë këngë, të cilat do të realizoheshin siç duhet, në mënyrë që të shënohej një super rikthim i grupit.
Helen Brown tha se fansat të cilët e kanë dëgjuar albumin, e dijnë mirë që ABBA as që janë munduar të përditësojnë këngët e tyre.
Madje e njëjta shton se, kjo ishte mënyra më e mirë që grupi të pensionohej.
Kështu, “Voyage” shënoi rikthimin e ABBA-s pas afro 40 vjetësh, por duket se sipas dëgjuesve të muzikës së tyre ata nuk janë munduar aspak të bëjnë diçka ndryshe, për të shënuar këtë rikthim./21Media

Back to top button