Si i sheh Zelensky aleatët perëndimorë?
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një intervistë për Economist ka dhënë pikëpamje se cilat vende të Evropës Perëndimore po ndihmojnë apo jo, në luftën e kundër Rusisë.
Ai ka kritikuar ashpër presidentin e Francës, Emmanuel Macron për dështimin për të ofruar mbështetje ushtarake. Pse? “Sepse ata kanë frikë nga Rusia. Dhe kaq. Dhe ata që e thonë të parët janë të parët që kanë frikë.”, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Ai ka thënë se Boris Johnson i Britanisë së Madhe ka qenë shumë i prirur për të dërguar armë: “Po. Për të qenë i sinqertë, Johnson është një lider që po ndihmon më shumë. Udhëheqësit e vendeve reagojnë sipas mënyrës se si veprojnë zgjedhësit e tyre. Në këtë rast, Johnson është një shembull”.
“Britania është padyshim në anën tonë. Nuk po kryen një akt balancues. Britania nuk sheh asnjë alternativë për të dalë nga situata.”
“Britania dëshiron që Ukraina të fitojë dhe Rusia të humbasë, por unë nuk jam gati të them nëse Britania dëshiron që lufta të zvarritet apo jo”, ka shtuar ai.
Gjermania – “Ata po përpiqen të jenë të ekuilibruar. Ata kanë një marrëdhënie të gjatë me Rusinë dhe po e shohin situatën nga prizmi i ekonomisë. Ata ndihmojnë ndonjëherë. Mendoj se po përpiqen të përshtaten me situatën ndërsa zhvillohet. Ata po shikojnë gjithashtu se si situata ndikon në vendin e tyre. Unë mendoj se Gjermania është më pragmatike se kushdo tjetër në lidhje me situatën midis atyre vendeve që mund të ndihmojnë vërtet. Nuk ka të bëjë gjithmonë me ne, çfarë kemi nevojë dhe çfarë i duhet botës. Unë mendoj se gjermanët po bëjnë një gabim sot. Unë mendoj se ata bëj gabime shpesh. Mendoj se trashëgimia e marrëdhënieve të Gjermanisë me Rusinë e tregon këtë.”/21Media