Si mund të ketë sukses dialogu sipas Presidentes
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot gjatë adresimit të saj vjetor para deputetëve në Kuvendin e Kosovës, foli edhe për diaogun Kosovë-Serbi, duke theksuar se Serbia duhet të heq dorë nga tendencat destabilizuese në veri, nga presioni i qytetarëve serbë të Kosovës si dhe nga përkrahja e strukturave ilegale sikurse dhe të heq dorë nga politikat agresiva ndaj fqinjëve të saj.
Sipas saj kjo do të krijonte kushte të favorshme të shtynte përpara suksesshëm si dialogun ashtu edhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Ndërsa sa i përketë sundimit të ligjit Osmani tha se aksionet e policisë në çdo cep të vendit janë të pashmangshme për të mbrojtur jetën dhe dinjitetin. “Policia e Kosovës nuk i targeton etnitë por celulat e krimit”, u shpreh ajo./21Media