Si të mbrohen nga temperaturat e larta personat me sëmundje të zemrës?

 
Temperaturat në vend vazhdojnë të jenë të larta, ndërkohë që të gjithë apelojnë për kujdes të shtuar.
Në programin e mëngjesit “Për Ditë të Mbarë”, kardiologu, Jetmir Sejdiu, tregoi se si duhet mbrojtur nga këto temperatura, në veçanti personat që kanë sëmundje kardiovaskulare.
Sipas mjekut, temperaturat nga të ulëta në të larta, nuk ndikojnë edhe aq mirë në organizmin tonë e sidomos te personat me sëmundje të zemrës.
Tutje, Sejdiu tha se mekanizmi më i mirë për të ruajtur ftohjen, kur temperatura e ambientit është më e lartë se e trupit, është djersitja.

Mirëpo, djersitja e madhe e trupit humb edhe lëngjet në trup detyrimisht, duke çuar në dehidrim, në humbje të elektroliteve, kështu që e preferueshme është konsumimi i rregullt i lëngjëve në mënyrë që të ketë balanc në organizëm.
Përpos pacientëve me sëmundje kardiovaskulare, në këtë list hyjnë edhe personat të cilët kanë dhimbje gjoksi, probleme me hipërtension apo ata të cilët kohë më parë kanë pasur sulm në zemër, të gjithë këta janë shumë më të rrezikuar nga këto temperatura të larta.
“Personat të cilët kanë pasur problemet e larcekura, duhet t’i shmangen në masë të madhe këtyre temperaturave të larta, gjatë kësaj kohe, këta pacientë duhet të jenë në kontakt të ngushtë me mjekun e tyre, pos tyre edhe personat në moshë të shtyer, është mirë të konsumojnë sa më shumë lëngje, kryesisht ujë”, tha Sejdiu./21Media

 

Back to top button