Pse shkaktohen sëmundjet e trurit, kur duhet të vizitohet patjetër mjeku, cilat janë pasojat, tregon Dr. Rushit Jashari

“Sëmundjet e trurit shkaktohen si nga faktorët e jashtëm, po ashtu edhe të vetë organizmit.”, kështu ka deklaruar për rtv21.tv Dr. Rushit Jashari, neurolog, i cili ka informuar se në shfaqjen e sëmundjeve të trurit ndikojnë faktorët e jashtëm, faktorët gjeografik: klima, vendbanimi, kushtet ekonomike, mënyra e të ushqyerit, puna që bën ai person, gjinia, mosha.
Neurologu ka bërë të ditur se pasojat nga zbulimi neurologjik janë të ndryshme nga simptomatike, deri te ato me invaliditet të përjetshëm dhe me fatalitet.
Plakja e Trurit, Sëmundja Që Po Prek Moshat e Reja - Shkaqet dhe Simptomat Si Dallohet - AgroWeb
I pyetur se cilat janë sëmundjet më të rrezikshme që prekin trurin, Dr. Jashari për rtv21.tv ka treguar se sëmundjet më të rrezikshme apo më pak favorizuese janë tumoret në tru si ato primare, po ashtu edhe sekondare.
“Gjakderdhjet në tru janë disa llojesh, por më të rrezikshmet janë ato subarrahnoidale që në shumicën e rasteve përfundojnë me fatalitet. Infarktet në tru që për nga shfaqja janë më të përhapura se aksidentet hemoragjike cererbrale.”, ka deklaruar ai.
Neurologu ka potencuar se mjeku duhet të vizitohet në kohë, që nga momenti i shfaqjeve të simptomeve si: kokëdhimbjes, marramendjes, mpirjes së ndonjë ekstremiteti, pengesa në të folur, mundimi, vjellja, rritja e përnjëhershme e tensionit të gjakut, rregullim i vetëdijes, pengesa në të parë, dobësimi i njerës anë të trupit e përcjellur më parë apo paralizë të njërës anë të trupit apo gjymtyrëve.
Truri shëron sëmundjet! – KOHA
Dr. Rushit Jashari ka folur edhe për pasojat e sëmundjeve neurologjike, me ç’rast ka theksuar se ato janë nga përmiresimi i plotë deri në invaliditet dhe me përfundim fatal, vdekjen e pacientit nga sëmundjet e trurit.

Sa i përket trajtimit të sëmundjeve neurologjike, Dr. Jashari ka bërë të ditur se varësisht nga sëmundja, bëhet edhe trajtimi i saj.
“Pacientit duhet t’i merret një anamnezë e thuktë neurologjike nëse ka vetëdije nga ai, nëse jo nga përcjellësit. Varësisht nga sëmundja bëhet trajtimi, para së gjithash, bëhet diagnostikimi nëpërmjet të neuroimazherisë, psh.”, ka shtuar ai./21Media
Lëndimi i trurit – nga simptomat te parandalimi, gjithçka që duhet të dini - Probleme.me
Back to top button