Si trajtohet astma?

 

Qëllimi i trajtimit të astmës është kontrollimi i sëmundjes dhe simptomave.

Në programin e mëngjesit “Për Ditë të Mbarë”, alergoimunologia Bardha Selmanaj – Bislimi tha se trajtimi më i mirë është me anë të bronkodillatatorëve dhe me kordikoide, por në formë të inhalimeve.

Sipas mjekës, doza caktohet në bazë të gjendjes momentale të pacientit dhe sido qe rezulton spirometria.

E njohur është terapia antileukotriene, që është tretman që mban në kontroll kalueshmërinë e rrugëve të frymëmarrjes varësisht nga gjendja e pacientit.

Ka raste më të avancuara të cilat kanë nevojë për kord sistemik, dozë më të rritur përmes atyre që mund të konsumohen si pije ose edhe të përdoret më shumë se një pompë.

“Në kryesisht i mbajmë pacientët më terapi me veprim të zgjatur, që me mbajt në kontonuitet kalueshmërinë e rrugëve të frymëmarrjes”, tha ndër të tjera Selmanaj – Bislimi./21Media

Back to top button