Kaloni te përmbajtja kryesore

Liburn Dema ende mamia i vetëm mashkull në Kosovë

 

Mamia, është profesion i rëndësishëm dhe me shumë përgjegjësi të cilit po i del zot mjaf mirë, Liburn Dema.

Dema është mamia i parë mashkull në Kosovë dhe deri më tani i vetmi.

Liburn Dema, mami në klinikën gjinekologjike obstetrike në Prishtinë në një intervistë për programin e mëngjesit “Për ditë të Mbarë” në RTV21 tha se ka qenë abasador i profesionit të tij, por ende askush nuk e ka ndjekë rrugën e tij.

Ai tutje tha se është një profesion i mirë dhe e sqaroi se profesioni i mamisë nuk është direkt në sallë të lindjes, por është i përfshirë në gjithçka prej planifikimit familjar.

Më parë, një profesion të tillë siç është mamia është ushtruar vetëm nga femrat./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button