Si u arrestuan Arianit Koci dhe bashkëshortja e tij në Meksikë?
Avokati Arianit Koci, sonte ishte pjesë e emisionit veror “21 Gradë” të RTV21, me ç’rast foli për udhëtimet e tij jashtë vendit.
Ai tregoi rastin kur atë dhe bashkëshorten e tij, Merita Harxhi-Kocin i arrestuan në Meksikë.
Kjo ishte hera e parë për avokatin që ishte mbyllur në burg.
“Është problem, shumë shpesh na ka ba vaki, në shtete ti s’ki as kujt i drejtohesh, e mos me fol se pasaporta kosovare bash kurgja nuk vlen”, shtoi Koci./21Media