Sigal Prishtina arrin në Lituani

Skuadra e kryeqytetit në basketboll sigal Prishtina ka arritur në Lituani, aty ku do të zhvillohet turneu për kualifikim në grupet e FIBA Europe Cup 2022/23.
Ky turne ka filluar sot me dy çerekfinale dhe vazhdon nesër me 28 shtator ku do të luhen gjysmëfinalet, aty ku Sigal Prishtina pret fituesin e ndeshjes BC KalevCramo – KK Cedevita Junior.
Në rast të kalimit në finale, skuadra jonë do të përballet me një nga këto skuadra CBet Jonava (nikoqir të turneut), SCMU Craiova ose Kapfenberg Bulls./21Media

Back to top button