​Sigal Prishtina merr fitoren e dytë radhazi në Ligën Ballkanike

Gjiganti i basketbollit kosovar, Sigal Prishtina ka regjistruar fitoren e dytë me radhë në Ligën Ballkanike.

KB Prishtina e ka mposhtur me rezultat të thellë 107:82 (29:26, 22:14, 29:16, 27:26) skuadrën nga Mali i Zi, KK Pljevljan.

Kjo ishte fitorja e dytë me radhë për Prishtinën në këtë garë, pasi që para gjashtë dite triumfoi 96:65 kundër Lovcen Cetinje.

Me pikët e reja, Sigal Prishtina ngjitet në vendin e tretë në grupin e saj në kuotën e pesë pikëve, aq sa ka edhe AEL në vendin e dytë, ndërsa një më shumë se kundërshtari i sotëm që zë vendin e fundit me katër pikë.

Rezultati final, 107:82 në favor të Sigal Prishtinës.

Back to top button