​Pa fitues mes Arsenalit dhe PSV, Lens e mposht Sevillan

Kanë përfunduar dy ndeshjet që ishin duke u zhvilluar aktualisht në kuadër të Ligës së Kampionëve, të cilat i takonin Grupit B të kësaj gare.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Philips”, Arsenali ka barazuar si mysafir me PSV, ku rezultati final i ndeshjes është 1:1.

Te PSV golashënues ishte Yorbe Vertessen (minuta e 50’), kurse te Arsenali golin e shënoi Eddie Nketiah në minutën e 42’.

Po ashtu, krahas këtij takimi u zhvillua edhe ndeshja mes Lens dhe Sevillas, ku vendasit fituan me rezultat të ngushtë 2:1.

Te vendasit golashënues ishin Przemyslaw Frankowski (minuta e 63’) dhe Angelo Fulgini (minuta e 90+6’), kurse golin e nderit te Sevilla e shënoi Sergio Ramos në minutën e 79’.

Me pikët e reja, Arsenali zë vendin e parë në kuotën e 13 pikëve, katër sosh më shumë se PSV në vendin e dytë, kurse Lens renditet në pozitën e tretë me tetë pikë, krahas Sevillas që e mbyll Grupin B në vendin e fundit me vetëm dy pikë.

Rezultatet finale:

Lens 2:1 Sevilla

PSV 1:1 Arsenal.

Back to top button