Sigal Prishtina mëson kundërshtarin potencial në FIBA Cup

Faza kualifikuese e FIBA Europe Cup 2022/23 do të zhvillohet në formë të turneut. Sigal Prishtina është e vendosur në “Turneun B” ku skuadra CBet Jonava nga Lituania  është zgjedhur nikoqire e turneut.
Turneu do të zhvillohet në datat 27-30 shtator në qytetin e Jonavës, Lituani. Për shkak të paraqitjeve të suksesshme në të kaluarën në Evropë, skuadra jonë pret në gjysmëfinale fituesin e ndeshjes çerekfinale Cedevita Junior – Kalev/Cramo.
Skuadra tjera pjesëmarrëse në këtë turne janë: CBet Jonava, SCMU Craiova dhe Kapfenberg Bulls.
Nën urdhrat e trajneri Ekrem Memnun lojtarët po përgatiten maksimalisht që suksesi të mos mungoj.

Back to top button