Siguria gjatë fushatës zgjedhore, nuk përjashtohet mundësia e incidenteve

Njohës të sigurisë nuk e përjashtojnë mundësinë e incidenteve në kohë të fushatës zgjedhore marrë parasysh faktorët destabilizues në veri të vendit. Sipas tyre institucionet e sigurisë duhet të jenë vigjilente derisa partitë politike të konstruktive. Deklaratat pasuan shqetësimin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për situatën aktuale të sigurisë në vend.
Fushata zgjedhore në Kosovë e nisur që prej katër ditësh ka ngritur shqetësimet për destabilizim eventual të vendit gjatë kësaj periudhe të procesit zgjedhor.
Këtë shqetësim e shfaqi së fundit sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili tha se aleanca ushtarake perëndimore është në kontakt me Kosovën dhe Serbinë që të sigurohet që të mos ketë destabilizim në Kosovë gjatë zgjedhjeve parlamentare.
“Natyrisht, i kemi disa shqetësime atje, sidomos për situatën në Bosnje e Hercegovinë, por edhe raportet mes Serbisë dhe Kosovës. Gjithsesi, ne jemi në kontakt me Kosovën, por edhe me Serbinë, për të siguruar që zgjedhjet që do të zhvillohen më vonë në Kosovë në shkurt të mos çojnë deri te destabilizimi. Kjo është kyç. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor ne vërtetë duhet të mbetemi të angazhuar për së afërmi sepse është një fqinjësi kryesore për ne”.
Njohësi i Sigurisë, Fatmir Çollaku, pret që situata e sigurisë gjatë fushatës zgjedhore në vend të jetë normale por megjithatë nuk e përjashton mundësinë e incidenteve në veri të vendit bazuar në përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për destabilizim të Kosovës.
“Rekomandimi i sekretarit të NATO-s është i drejtë për organet e sigurisë duhet të bëjnë punën e tyre, fushata duhet te zhvillohet sipas ligjit dhe asesi s’duhet të ketë shkarje në funksionimin e institucioneve të sigurisë. Tendencat e Serbisë për destabilizim janë me vazhdimësi aktuale por masat e tjera mobilizimi gatishmëria bashkë me KFOR-in është i kënaqshëm. Unë nuk pres sulme por incidente mund të ketë”, tha Çollaku për rtv21.
Edhe në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, nuk e mohojnë mundësinë e incidenteve marrë parasysh faktorët destabilizues në veri të vendit, por nuk presin që ato të ndikojnë në procesin zgjedhor.
Drejtori i kësaj qendre. Mentor Vrajolli bën thirrje për vigjilencë të institucioneve të sigurisë si dhe për konstruktivitet të partive politike gjatë fushatës.
“Si çdo fushatë tjetër është me rendësi të ketë kushte te sigurisë te mos ketë incidente për të pasur një fushatë korrekte pra mendoj se këto reagime që kanë qenë duhet të shihen nga kjo fryme ka faktor të cilët synojnë me destabilizu situatën e sigurisë në Kosovë….institucionet e sigurisë duhet të jenë vigjilente e po ashtu edhe partitë te jenë konstruktive ne mesazhet qe për përcojnë e te fokusohen ne aspekte programore e me pak me gjuhe përçarëse gjate fushatës. Pres qe fushata të jetë e qetë për shkak edh zgjedhjet….ajo që është me brengosese është veriu ku ka faktor qe me skenarë te ndryshëm do të dëshirojnë përshkallëzimin e situatës atje…numri i incidenteve do të jetë i vogël ato qe mund te ndodhin…”
Procesi zgjedhor në Kosovës po zhvillohet në një periudhë kur siguria cilësohet e brishtë si pasojë e trazirave dhe dy sulmeve terroriste që kanë ndodhur në veri të vendit, për të cilat autoritet kosovare bëjnë përgjegjëse Serbinë./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?