Kaloni te përmbajtja kryesore

E fillon me homazhe në Reçak, Abdixhiku sonte shfaqet edhe në Klinë, Malishevë e Prishtinë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se sot do të mbajë disa tubime elektorale në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Më 15 janar 2025 e mërkurë, prej orës 09:30, kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku bën homazhe te Kompleksi Memorial në Reçak, në 26 vjetorin e masakrës së Reçakut.

Ndërsa në ora 13:30, në komunën e Lipjanit kjo parti viziton nënkalimin dhe parkingun e ri në Lipjan. Pjesëmarrës është kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti. Tutje në ora 14:00, dr. Abdixhiku bashkë me z. Ahmeti vizitojnë biznesin Liga Steel.

Në ora 18:00 nga kjo parti pritet të ketë një tubim elektoral në Klinë në “Shtëpinë e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”

Ndërkaq në ora 19:30, kjo parti do të ketë takim me qytetarë në Kievë – Malishevë, tek Shkolla e mesme “Lasgush Poradeci”, dhe gjithashtu në ora 21:00 kjo parti do të ketë takim me qytetarët e Bregut të Diellit – Prishtinë tek Shkolla fillore “Ismail Qemali”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button