Kaloni te përmbajtja kryesore

Siguria në Kosovë, Komandanti i KFOR-it diskuton me gjeneralin serb

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, Oezkan Ulutash, ka vizituar sot  shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq në Beograd.

KFOR-i ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë.

“Gjatë takimit u shkëmbyen mendime për situatën e sigurisë në Kosovë dhe u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë”, thuhet në njoftim.

Më tej është bërë e ditur se komandanti i KFOR-it ka ripohuar se ky mision mbetet i fokusuar në zbatimin e mandatit të tij, gjë që e konsideron çelës për stabilitetin rajonal./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button