”Siguria për kalimin e pragut”, AAK me reformë në shëndetësi, kritikë për Vitinë

(Lajm i përditësuar)
Plani i AAK-së për shëndetësi, ”Zgjedhja e menaxherëve të kualifikuar, jo partiak”
Shemsedin Dreshaj, Kandidat për deputet – AAK në ”Click” të RTV21 ka paraqitur një plan të qartë për reformimin e sistemit shëndetësor, duke propozuar zhbërjen e SHSKUKS dhe ndryshime të thella në strukturat e spitalëve rajonalë.
”Zhbërja e SHSKUK-së spitalet rajonale me i pas politikat e veta zhvillimore, Qendra Klinike Univeristare është njesi terciare nuk është sekondare si spitalet rajonale nuk mund ta ketë statuin e njejtë. Hapi i dytë do të ishte kompentencat ne secilin insititucion pergjegjës, secili drejtor do t’i dijë detyrat dhe kompetencat e veta. E treta në aspektin e përzgjedhjes së menexhaerve ne programin tonë si AAK e kemi për me i zgjedh të diturit, të dëshmuarit, të guximshimit dhe të përkushtuarit”, tha Dreshaj
Dreshaj: Sistemi i shëndetësisë si në komunizëm, Arben Vitia nuk ka dëshmuar zotësi
Shemsedin Dreshaj, Kandidat për deputet – AAK në ”Click” të RTV21 ka shprehur shqetësime të thella për situatën në sektorin e shëndetësisë gjatë Qeverisë Kurti, duke e quajtur atë në regres dhe duke theksuar se masat e marra deri tani janë vetëm improvizime të pamjaftueshme.
”Krejt qa është bërë në shëndetësi janë disa improvizime që nuk janë të mjaftueshme, të kënaqshme”, tha Dreshaj ndër tjera.
”Nuk kemi progres, por kemi regres. Kemi regres sepse vazhdon lista e pritjeve, është dyfishuar buxheti për barrna, vazhdojnë problemet me listen esenciale të barnave. Kanë ardhur me program të definuar për sigurimet shëndetësore asnjë hap nuk është bërë në atë drejtim për 4 vite”, tha Dreshaj.
Tutje Dreshaj kritikoi zgjedhjen e personelit, duke i akuzuar autoritetet se kanë favorizuar partiakët në vend të profesionistëve të vërtetë.”
”Cka kanë bërë tjetër keq, në vend që të përzgjedhin të dijshmit të përkushtuarit ata kanë zgjedhur partiakët”, tha Dreshaj, teksa shtoi se Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia nuk e ka dëshmuar vetën.
”Nuk ka dëshmuar zotësi dhe nuk ka fakte të cilat do ta promvoj vetën përpara”, tha Dreshaj.
Dreshaj tutje sistemin e drejtësisë e ka krahasuar atë me periudhën e komunizmit
”Sistemi i shëndetësisë është në komunizëm ma zi se në komunizëm, të tregon sa punëtor me i pas në ndrrim”, tha Dreshaj.
Dreshaj: Nuk ka rrezik për kalimin e pragut, synojmë më shumë
Shemsedin Dreshaj, Kandidat për deputet – AAK në ”Click” të RTV21 tha se subjekti i tij politik ka pasur një elektorat të qëndrueshëm që ka kaluar gjithmonë pragun zgjedhor dhe nuk ka rrezik për këtë as në zgjedhjeet e 9 shkurtit.
”AAK që nga momenti i themelimit deri më sot e ka një elektoralt stabil gjithmon e ka kalaur pragun, asnjëherë nuk e ka të rrezikuar kalimin epragut ndërsa sot nuk mund të flasim për mos kalim të pragut pasi që i kemi tri parti tjera në koalicion. Ne synojmë shumë më tepër pasi që kemi qenë shumë aktiv në teren kemi qenë aktiv në kuvend jemi shpalluar grupi parlamentar më aktiv gjatë këtij mandati”, tha Dreshaj./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?