Sigurimet shëndetësore, premtim i parealizuar
Ministri i shëndetësisë Arben Vitia, për sigurimet shëndetësore tha se do të procedohen nga qeveria në fillim të vitit 2024. Nga shoqata e të drejtave të pacienteve konsiderojnë se sigurime shendetesore nuk mund të ketë në vitin 2024 dhe se sipas tyre pretendimet se mund të ketë sigurime shendetësore është gabim.
Sigurimet shëndetësore, premtim i parealizuar tash e shumë vjet.
Për herë të parë një Ligj për sigurime shëndetësore ishte miratuar në vitin 2007, por nuk ka hyrë asnjëherë në fuqi për shkak se shefi i atëhershëm i UNMIK-ut nuk e nënshkroi atë. Një vit më vonë pas shpalljes së pavarësisë, ligji për sigurim shëndetësore u tërhoq për shkak të buxhetit. Ligji i ri për sigurime shëndetësore u miratua në vitin 2014, por nuk u zbatua. E pas gjithë këtyre viteve, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, tha se sigurimet shëndetësore do të procedohen nga qeveria në fillim të vitit 2024.
‘’Ky vit pas dy viteve të vështira me pandeminë , ka qenë tejet mendoj një vit shumë i suksesshëm në tri aspekte, e para kemi filluar në fushën legjislative dhe tani janë marr draftet për ligjin e shendetësise, për ligjin e fondit për sigurime shëndetësore, arsyeja e vonesës është sepse kemi dashur të i bëjm më të mirat dhe në fillim të vitit 2024 do të procedohen nga qeveria domethanë po e rregullojmë bazën ligjore.…të gjitha këto që po i bëjmë qofte në investime në aparatura në bazë të planit të veprimit që e kam nënshkruar në fillim të këtij viti, qoftë me investime në infrastrukturë qofte me planet e fizibilitetit që tashmë ka mbaruar për sistemin informativ shëndetësor qoftë me ndarjen e buxhetit mbi 12 milionë euro për sistemin informativ shëndetësor për vitin 2024 të gjitha këto janë gjërat të cilat janë në kuadër të zhvillimit edhe përfundimit edhe të garantimit në fund të fondit të sigurimeve shendetësore që është piramida e gjitha këtyre investimeve që jemi duke i bërë’’, tha Vitia.
Mirëpo, Besim Kodra nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve parashikon se nuk mund të ketë sigurime shëndetësore në vitin 2024.
‘’Sigurime shëndetësore gjatë 2024 nuk mund të ketë në asnjë mënyrë! Fondi nuk ka kapacitete me ble shërbime prej institucioneve shëndetësore, dhe institucionet nuk kanë kapacitet me shit shërbime për fondin. Nuk ka listë të shërbimeve, nuk ka cmimore, nuk ka institucione publike të licencuara etj. Kushdo që pretendon se mund të bëhen sigurimet gjatë 2024, ose po i gënjen qytetarët, ose nuk e njeh kompleksitetin e sigurimeve. Me gjithë keqpërdorimet e fondit për trajtim jasht vendit, me pretendu se mund të bëhen sigirimet shëndetësore, është tejet gabim”, tha Kodra për RTV21.
Qytetarët vlerësojnë se sigurimet shëndetësore janë të nevojshme, sidomos për kategori të caktuara.
‘’Sigurimet që 20 e kusur vjet s’ka, tash po presim se mos po bahet diçka ma mirë e po bahen sigurimet”, tha Adem Dervisholli, qytetar.
Aktualisht, qytetarët që kane sigurime shëndetësore janë vetëm përmes kompanive private./21Media